Ftesë në 5”/ Do ndërtohen 44 shtëpi për të prekurit nga tërmeti, Kepi & Mema mbajnë premtimin

23/10/2020 20:12

Pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, ishin dhjetëra njerëz të dëmtuar, qindra të plagosur, e po kaq shumë shtëpi të shkatërruara.

Qeveria shqiptare e ndihmuar nga donacionet e ndryshme, nisi mbledhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara, kryesisht në zonën e Ishmit dhe të Thumanës, të cilat i ndjenë më së shumti pasojat e dridhjeve të tmerrshme.

Një nga fondacionet kontribuuese, është dhe ajo e “Gjurmë Shqiptare” e Marim Memës. Gazetari i njohur i Top Channel”, deklaroi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, se kanë arritur marrëveshjen me qeverinë për ndërtimin e 44 shtëpive. “Më në fund po i jepet jetë këtij projekti që të gjithë e kemi përzemër”, tha Marini.

“Më në fund firmosëm atë marrëveshje që ne po prisnim prej shumë kohësh, Marko firmosi marrëveshje me qeverinë, që na hap rrugë për t’i dhënë udhë më në fund projektit të madh me 44 shtëpi. Kjo marrëveshje na jep edhe mundësinë që të kemi ato lehtësitë e nevojshme fiskale, tokën që na ka dhënë shteti, për t’i dhënë jetë këtij projekti që të gjithë e kemi përzemër”, u shpreh Marin Mema.

 

Top Channel