Dy fëmijët e vegjël mbijetojnë tre ditë pasi prindërit “vdesin në krevat”

23/10/2020 18:48

Dy fëmijë të vegjël, një dhe pesë vjeç u gjetën të gjallë tre ditë pasi prindërit e tyre Alexander e Viktoria Yakunin vdiqën pasi “konsumuan turshi të helmuara” tha policia e Bolshoye Kuzymokino, në Rusi.

Vajza pesë vjeçare dhe djali një vjeçar, u zbuluan kur të afërmit nuk arrinin të kontaktonin me Alexander e Viktoria Yakunin, të cilët përshkruheshin në lokalitet si “çifti i përkryer”.

Ata nuk u paraqitën në një darkë familjare dhe më në fund bija e tyre u përgjigj në telefon.

E vogla tha se babai i saj 30 vjeçar, dhe nëna 25 vjecare, “po flinin prej shumë kohësh” dhe shtoi se babai “ishte nxirë në fytyrë”. Ndërkohë ajo ishte kujdesur për vëllanë 1-vjeçar.

Motra e Alexander, Natalia Bakulina, 36 vjeçe, gjeti çiftin të vdekur në krevat kur mbesa e saj hapi derën.

Natalia kishte thirrur shërbimet emergjencës të cilët kishin marrë fëmijët për t’u kujdesur.

Alexander kishte marrë një kavanoz me turshi nga gjyshja e tij një ditë para vdekjes dhe sipas raportimeve kavanozi ishte i hapur në kuzhinë.

Autoritetet besojnë se vdekjet janë shkaktuar nga toksina botulinum e krijuar në turshitë.

Taksina shkakton paralizë dhe nganjëherë vdekje nga dështimi i sistemit respirator.

Fqinji i tyre Mikhail Khomchenko përjashtoi mundësinë e helmimit nga alkooli pasi çifti nuk konsumonte pije. Ai tha: “Kam vetëm mendime pozitive për ta”.

Fëmijët tragjikë të mbetur jetimë po kujdesen nga familja e Alexander.

FOTO GALERI
2/4
Ai dhe Viktoria Yakunin pershkruheshin si ciftii perkryer

Top Channel