Dua Lipa ka anuluar turneun që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt.

Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare e cila e ka anuncuar këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale. Turneu do të shtyhet për shkak të pandemisë së Covid-19 për në muajt shtator dhe tetor, por biletat e shituar do të mbeten të vlefshme.

Me zemrën e thyer do të shtyjë turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Ndërkohë ju premtoj se do sjellë disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj”- ka shkruar Dua në postimin e saj.

Top Channel