COVID-19: Italia regjistron mbi 19,000 raste të reja

23/10/2020 21:21

Ministria e shëndetësisë tha të premten se rritja e rasteve me COVID-19 është akoma në rritje në Itali, me 19,143 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Kjo rritje dallon nga 16,079 raste të reja sa ishin të enjten. Ministria tha se 182,032 teste për COVID-19 janë bërë në 24 orët e fundit, niveli më i lartë që nga fillimi i urgjencës së coronavirusit.

Ajo tha se 91 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 136 të enjten. +Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani qëndron në 37.059.

Ministria bëri të ditur se 186,002 njerëz janë aktualisht pozitivë, 16,700 më shumë. Numri i të rikuperuarve u rrit për 2,352 në 261,808, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, përfshirë të vdekurit, të rikuperuarit dhe aktualisht pozitivë, është 484,869.

Top Channel