Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli Faber ka rezultuar pozitive me Covid.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri pasi kur ka bërë testin në momentin që ka ardhur në vendin tonë ka rezultuar negative. Më tej Faber shkruan se gjatë vizitës në vendin tonë ka zhvilluar shumë takime.
“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte Pozitive.
Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.
Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju”, shkruan Faber.
Top Channel