Numri i i të infektuarve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 696 mijë.

Gjithsej 1.696.418 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, ndërsa 10.970 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 40.760, me 216 viktima të reja.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.843 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.166 dhe Maroku me 3.132.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 710.515 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 186.731 raste dhe Egjipti me 106.060.

Deri më tani, 1.390.786 persona të infektuar janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA