Megjithëse fushata zgjedhore për kryetarin e Podujevës ka përfunduar në muajin mars, KQZ-ja sot vendosi që të ketë një fushatë të re zgjedhore pesë ditore.
Kjo për arsye të votuesve të ri që janë pas muajit mars. Gjithë kandidatët e partive politikë që synojnë të parin e komunës, do të kenë mundësi prej datës 23 nëntor deri më 27 nëntor t’iu “trokasin” në dyer qytetarëve për ta siguruar votën e tyre të dielën e 29 nëntorit.
Por, vendimin e sotëm të KQZ-së e kundërshtuan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se duhet të kenë një afat më të gjatë të fushatës zgjedhore. Ndërsa, deri më tani në KQZ, asnjë prej partive politike nuk kanë dorëzuar ndonjë aplikacion për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Top Channel