17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus.

Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më sot janë shëruar 14 mijë e 894, ndërsa si shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 657 persona.Ndërkaq në vend janë 1 mijë e 871 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Sërish numrin më të madh të infektuarve me COVID-19 e ka komuna e Prishtinës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në komunë e Prishtinës janë shënuar 54 raste pozitive, nga komuna e Gjilanit 34 raste, Fushë Kosova 11, komuna e Gjakovës 8 raste, e Pejës 8 raste, e Podujevës 7 raste, e Ferizajt 6 raste, e Skenderajt 3 raste dhe komuna e Kamenicës, Lipjanit dhe Vitisë janë me nga dy raste dhe me nga një rast komuna e Drenasit, Istogut, Malishevës, Shtimes e Suharekës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA