Prokurori Dritan Peka është shkarkuar sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas një rivlerësimi të dytë.
Prokurori i Apelit ishte konfirmuar në detyrë një vit më parë nga shkalla e parë e vettingut megjithëse i ishin gjetur pasaktësi në deklarimin e të ardhurave kredive dhe çmime fiktive në disa blerje. Mediat në atë kohë komentuan se lidhja familjare si kushëri i parë e prokurorit Peka me një gazetar kishte bërë që organet e vettingut të mbyllnin një sy.
Por në fakt nuk rezultoi kështu sepse komisioneri publik bëri ankimim dhe ndaj gjyqtarit Peka u rihap hetimi dhe rivlerësimi. Që në shkallën e parë prokurorit ju gjetën problem në pasurinë e tij. Në një rast kishte marre 5 milionë lekë si kredi strehimi në tiranë me ndihmën e bashkisë kur kryebashkiak ishte Basha, ndërkohë që kishte shtëpi. Paratë e kredisë së butë janë përdorur për arredimin e shtëpisë ekzistuese dhe blerjen e një shtëpie pushimi në Orikum. Në një tjetër rast vetting zbuloi se një makinë e blerë në gjermani për 2.4 milionë lekë pas disa ditësh ishte riblerë nga prokurori me 980 mijë lekë. Tjetër pasaktësi porokurori kishte edhe për të ardhurat dhe shpenzimet.
Shumë udhëtime jashtë me gjithë familjen janë të pajustifikuara me të ardhurat e tij. Shpjegimi se udhëtimet në kinë ja mbulonin prindërit pensionistë, nuk e bindën komisionin e vettingut. Vettingu i gjeti lidhje të papërshtatshme me persona me precedent penalë, ndërsa në një rast shkelje me emërimet e punonjësve. Peka kishte emëruar kunatin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Si përfundon Peka ju shtua listës së prokurorëve që u larguan nga drejtësia nëpërmjet vettingut, qëllimi i të cilit është largimi i atyre që janë bërë pis nga korrupsioni.
Top Channel