Kryeministri Edi Rama ndërsa bënte apel qytetarëve që të respektojnë masat, një thirrje të veçantë e pati për të gjithë skeptikët që siç tha ai nuk besojnë për covid por tek teoritë e konspiracionit.
“E pabesueshme se si mundet që kjo pandemi , po të ishte vetëm në Shqipëria s’do na kishte besuar njeri, kjo është një situatë ku Gjermania, nuk të lë të ulesh ne tavolinë me më shumë se 3 persona, nuk të lë të shërbesh pas orës 10. Pse është një lojë e Bill Gates për të vënë cipa çunave të Laçit apo të Vlorës, për të dëgjuar këngë polifonike labe, apo që të bllokojë kordat e zërit nëpër dasma.
Ju lutem të sillemi mirë, mos të mbyllemi sërish, në shtëpi, lokale, makina të mbetemi peng i papërgjegjshmërisë. Sot je mirë, nesër je me tub, pasnesër s’je fare”, tha Rama.
Top Channel