Elbasan/ Mbyllet kopshti, edukatore dhe sanitare me covid
22/10/2020 08:28
Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid.
Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë. Tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.
Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.
Kujtojmë se kopshte janë mbyllur dhe në Fier dhe Vlorë.
Top Channel