Spanjolli Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë.
Dy gjigantët Juventus dhe PSG janë duke luftuar për të siguruar shërbimet e Ramos, raporton gazetari Fabrizio Romano në kanalin e tij “Here We Go”.
Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon vitin tjetër duke e lënë derën e hapur për skuadrat që do të shprehin interesim për sigurimin e transferimit të Ramos në radhët e tyre edicionin e ardhshëm.
Ramos është i gatshëm të qëndrojë në Madrid, por një ofertë e majme nga Juventusi apo PSG do ta ndërronte situatën.
Këtë edicion ai është paraqitur në pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ekipi i tij qëndron në pozitën e tretë në tabelë me një ndeshje më pak se dy pozitat e para, Real Sociedad, përkatësisht Villarreal.
Top Channel