Sharon Stone

Sharon Stone ka tregura se kush është e preferuara e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

62-vjeçarja përmes rrjetit social, Instagram dërgoi një mesazh të veçantë për gratë  votuese në Florida përpara zgjedhjeve presidenciale, duke iu lutur atyre të votojnë për Joe Biden dhe Kamala Harris.

Ylli ndau një imazh të thjeshtë: një sfond të zi me shkronja të bardha në një shënim drejtuar “Grave të Floridas”.

“Përshëndetje. Unë kam ardhur për të vizituar shtetin tuaj që kur isha adoleshente. Dielli, muzika, çelësat. Unë e bëra specialistin atje. Unë mblodha para për gratë e dhunuara atje. Çfarë di për ju: ju jeni të qetë, të guximshëm, argëtues, të zgjuar dhe po ju jeni seksi nëse mund të jem kaq e guximshme. Po në lidhje me vajzat tuaja, dhe ëndrrat e tyre, të ardhmen e tyre?”, shkruajti ajo.

Aktorja bashkohet me një listë të gjatë të yjeve që kanë bërë mbështetjen e tyre për dyshen Biden-Harris.

Ajo bashkohet me shkrimet e Dëayne “The Rock” Johnson dhe Taylor Sëift, ndërsa yje si Jon Voight dhe Kirstie Alley kanë shprehur mbështetje për presidentin aktual, Trump.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel