Mahniti jurinë në “The Voice Kids Germany”, 16 vjeçarja realizon videoklipin e parë në Shqipëri

21/10/2020 12:18

Rrezarta Bojaxhiu, lindur në Islandë por me origjinë nga Kosova, mahniti në mars të këtij viti jurinë e “The Voice Kids Germany” në audicionin e parë me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti.

Pas rrugëtimit të suksesshëm deri në gjysmë finale në kompeticionin gjerman, 16 vjeçarja ka ardhur në Shqipëri për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.

“Ma s’shumti n’botë” pritet të publikohet sot në orën 17:00 në Youtube. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe producentë janë Yll Limani ,Fatjon Miftari. Klipi është drejtuar nga Rinor Ukimeri, dhe është realizuar nga Creative Video / Arlind Repishti.

“The Voice Kids Germany” nuk është kompeticioni i parë ku Rrezarta ka marrë pjesë, pasi në 2015 ka konkurruar në “Iceland’s got talent”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA