Cristiano Ronaldo

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo është shfaqur me një model të ri flokësh.

Përmes një videoje në Instagram ylli i futbollit është shfaqur duke bërë ushtrime në palestrën e tij vetjake.

Ajo çfarë ra në syrin e fansave ishte modeli i ri i flokëve, pasi 35-vjeçari ka vendosur t’i shkurtojë në masë më të madhe, thuajse 0.

“Suksesi në jetë nuk matet nga sa arrini, por nga pengesat që kapërceni”, shkroi portugezi në mbishkrimin e këtyre postimeve.

Futbollisti duket mirë dhe shëndetshëm pas betejës së tij me virusin COVID-19, dhe tani është gati t’i rikthehet stërvitjeve.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel