Këtë pamje kishte landfilli u Sharrës disa vite më parë. Tymi i plehrave që digjeshin aty vinte deri në gjysmën e Tiranës.
Ndërsa zona e Kombinatit gjatë gjithë kohës në 24 orë të ditës ishte e mbuluar nga një re toksike që vinte në rrezik jetën e banorëve.
Trajtimi i mbetjeve urbane tani realizohet në mënyrë teknologjike duke mos shkaktuar ndotje ne ajër ujë dhe toke. Por se sa ka ndryshuar landfilli i Sharrës këtë na e thonë banorët përreth.
“Këtu ka ndryshuar çdo gjë 100%. Janë mbjellë pemë, era e keqe nuk vjen më si dikur. Nuk ka më mirë”.
“Edhe pse unë e kam shtëpinë pak larg, këtu nuk dilja dot në ballkon nga era e keqe. Them se ka ndryshuar 60% të shohim se çfarë do të bëhet deri në fund”.
“Them se ka ndryshuar për mirë, ky ndryshim duket në pamje dhe në asgjësimin e erës së keq. Duhet parë se çfarë do të bëjnë deri në fund dhe a do të bëhet investimi si duhet”.
Impianti i madh i Sharës ka ndryshuar parametrat mjedisor të Tiranës. Në 3 muajt e ardhshëm prit të behët kapsulimi dhe bonifikimi i gjithë zonës.
Top Channel