Një 30-vjeçare ka dëmtuar veten duke prerë damarët. Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk dihen ende motivet.

30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA