Ai është futbollisti më i shtrenjtë në botë por ka një kontratë të rëndësishme me Paris Sën Zhermen që insiston për ta mbajtur.

Kilian Mbape është në axhendën e gjysmës së klubeve më të pasur kontinentale por tani në kryeqytetin francez duket se po dorëzohen në mundësitë për të frenuar largimin. Paris Saint-Germain përballet me mundësinë për të arkëtuar miliona verën e ardhshme me 21-vjeçarin që sipas burimeve pranë tij, nuk ka treguar asnjë dëshirë të madhe për të rinovuar.

Mbappe ka qenë një zbulim që kur u bashkua me parizienët nga principata e Montekarlos në 2018 dhe kërkohet nga çdo klub elitar në të gjithë Evropën. Ai mbetet nën kontratë në Parc des Princes deri në qershor 2022 por Le Parisien raporton një lëvizje serioze nga Liverpool dhe Real Madrid që mund të sjellin transferimin e bujshëm që në verën e ardhshme.

L’Equipe raportoi në fillim të këtij muaji se kostoja për Mbappe mund të bjerë deri në 1200 milionë Euro nëse PSG nuk është në gjendje ta bindë atë për të nënshkruar një kontratë të re. Kjo shumë për një lojtar të kalibrit të tillë, e bën Mbape’ krejtësisht të arritshëm për klubet kryesore.

Ndikimi i pandemisë Covid-19 e bëri Real Madridin të frenonte shpenzimet në tregun e transferimeve. Por nëse Mbappe, i cili konsiderohet sulmuesi më i mirë në qarkullim, do bëhet i disponueshëm për më pak se 12 muaj, blankos me gjasë do të rishikojnë politikën e tyre. Madridi ka bërë dy përpjekje të mëparshme për të firmosur me Mbappe: të parën kur ai ishte 14 vjeç dhe shkëlqente në skuadrat e të rinjve dhe herën e dytë para se të bashkohej me PSG nga Monaco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA