Vizita e ministrit grek, Nikos Denidias, në Shqipëri u shoqërua me protesta.

Ishte kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi me mbështetësit e tij, si edhe aktivistë të “Çështjes Çame”, të cilët u gjendën përpara Ministrisë së Jashtme për të protestuar vizitën e Denidias, madje Idrizi goditi me shishe uji makinën e ministrit grek.

Për të folur për këto zhvillime, ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ku e akuzoi kryeministrin Rama për tradhti. Sipas tij, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, prandaj kishte një marrëveshje me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, pasi ishte premtuar që Çështja Çame të ishte pjesë e agjendës diplomatike, por në fakt sipas Idrizit rezultoi e kundërta. Gjithashtu ai shtoi se Rama bëri varrezat e ushtarëve grek, bëri ligjin për minoritetet dhe sipas Idrizit vodhi mandatet e PDIU-së që të mos kishte përfaqësues të çamëve në Parlamentin e Shqipërisë.

 

Denis Dyrnjaja: Përse folët për tradhti sot në raport me Edi Ramën, çfarë ka tradhtuar Edi Rama në këtë rast.

Shpëtim Idrizi: Të gjitha këto sapo thash, por në mënyrë të drejtë pikërisht interesat e shqiptarëve të Çamërisë.

Denis Dyrnjaja: Në qoftë se ka një gjë që nuk duhet të më akuzosh mua, është për tradhti.

Shpëtim Idrizi: Ai bën dhe deklarime që ai nuk vjedh sepse është ja dy metra, sepse kanë filluar të maten me metra. Ju kujtohet kur ishte në opozitë prezantoi një rezolutë për çështjen Çame, kur unë do të bëhem kryeministër tha, një herë në gjashtë muaj do të raportoj në Kuvendin e Shqipërisë. Në mandatin e kaluar Çështja Çame, ishte pjesë e programit qeveritar edhe e axhendës dipomatike, iu kujtohet edhe ajo që kemi bërë me komisionerin Han. Sot nuk flitet për Çështjen Çame, nuk flitet më për heqjen e Ligjit të Luftës, edhe për deklarimin e qeverisë greke për zgjerimin e ujërave nga 6 në 12 milje. Ditën e parë në tha që Greqia ka të drejtë, më pas tha që nuk ka të drejtë, më pas tha që nuk e ka me ne. Sot po na thonë të dy palët që ta dërgojmë në një palë të tretë.

Denis Dyrnjaja: A po e bën të qëllimshme Rama këtë lloj mënyre politike.

Shëptim Idrizi: Unë e kam ndjerë ndryshimin 180 gradë të Ramës edhe në fundin e mandatit të kaluar, kur ne kishim rënë dakord, prandaj e mbështetshim Ramën ne. Kishim rënë dakord që të ngrihej në komision hetimor për Çështjen Çame, siç ka qenë ai me Tivarin. Kur shkuam në Byronë Parlamentare Gramoz Ruçi me shokë, na hidhte poshtë, kur i kam thënë ore ne kishim rënë dakord kjo u pa. Vodhi mandatet dhe grabiti mandatet e PDIU-së, e bëri për një qëllim të thjeshtë, që faktori Çam të mos kishte përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Shqipërisë, e hoqi nga programi i qeverisë, bëri varrezat e ushtarëve grek, bëri ligjin për minoritetet, çfarë duhet të bëj më Edi Rama?

Top Channel