Prodhuesit ne Kosovë: Hiqni TVSH-në e produkteve vendase

20/10/2020 20:53

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkoi nga Qeveria e Kosovës heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore.

Në një deklaratë të tyren për shtyp theksohet se “një masë e tillë do t’i inkurajonte blerjet e prodhimeve vendase, do të stimulonte konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrika që t’i ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë pandemie.

TVSH-ja është tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime, pa marrë parasysh origjinën e tyre.Nga viti 2015, në Kosovë janë të përcaktuara dy norma të TVSH-së: norma standarde 18 për qind dhe norma e reduktuar 8 për qind. Disa nga shërbimet dhe mallrat që tatohen me 8 për qind prodhimet nga drithërat dhe qumështi, vajrat për gatim, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit e të tjera. Për produktet ose shërbimet e tjera, TVSH-ja është 18 për qind.

Klubi i Prodhueseve insistoi se “përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme”. Ata kujtojnë se një masë të tillë e ka marrë ndërkohë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët, gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësi të blejnë produkte dhe shërbime vendase e pas blerjes, TVSH-ja iu kthehet në llogaritë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA