Hoteli i parë madhor i ndërtuar në Madrid prej gati gjysmë shekulli plotëson kërkesat edhe të vizitorëve më tekanjozë.

Përveç suitave presidenciale VIP dhe bodyguard-ëve, ka një qendër kujdesi trupor, një dyqan luksoz Hermès, dhe restorant nga shefi me tre yje Dani García.

Por e vetmja që i mungon hotelit të ri “Katër Stinët” janë klientët.

Restoranti i tij po ecën mirë dhe salla kryesore elegante është e mbushur me tipa biznesi dhe kafe-pirëse me taka të larta, por vetëm 50 nga 200 dhomat e tij janë të zëna.

Ashtu si pjesa tjeter e Spanjës dhe hoteli po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me Covid-19.

“Në 2019, Spanja kishte 84 milionë turistë,” thotë Carlos Lamela, arkitekti që shpenzoi shtatë vjet duke tentuar të kthente shtatë ndërtesat e bankave në qendër të qytetit, në një hotel luksoz, qendër tregtare dhe rezidenca private.

“Ndërsa këtë vit kishim vetëm 20 milionë turistë. Nuk dimë asgjë se çfarë do të ndodhë vitin që vjen, çështja është vetëm të rezistojmë”.

Lamela krahason sfidat e ndërtimit të hotelit €600mln të kompanisë Centro Canalejas – siç ishte gërrmimi i parkingut për 400 mjete – me krijimin e një ‘Kubi Rubik’ gjigand.

Por asnjë nga këto sfida nuk i afrohet vështirësive të pandemisë. “Besoj se do të kalojmë kohë të vështira, në muajt apo dhe vitet në vijim”, thotë ai.

Edhe shifrat mbrojnë parashikimin e tij. Shoqata e hoteleve të Madridit thotë se ambjentet e pritjes në rajonin e Madridit janë të mbushura vetëm 15% dhe stafi i tyre është reduktuar në 20-25%.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel