Sapo largohesh nga qendra e kryeqytetit, në periferi të Tiranës edhe pse është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme banorët e zonës nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Pse ta mbaj? Këtu ajri i pastër na mbron. Çfarë do na bëjë maska? Vetëm nëse virusi vjen nga qielli”.

“Ç’e do maskën këtu? Me mbajt maskën këtu vdes. Ajri i pastër është pse ta mbaj maskën? Gjatë gjithë kësaj sëmundje ne nuk na ka kapur . Ç’e do? Gjobën po na e vunë do e paguajmë se sa gjëra po paguajmë kot”.

“Në xhep e kam, ç’e dua maskën kam ajrin”.

“Se mbaj maskën se më merret fryma nga këtu aty do shkoj 5 min. Në xhep e kam”.

“E harrova . Dola dy minuta e do iki prapë në shtëpi”.

Policia nuk monitoron në fshatrat që s’mbajnë maskat, teksa banorët nuk e vlerësojnë të nevojshme barrierën mbrojtëse kur kanë të tillë ajrin.

-Kanë ardhur policët këtu për kontroll?

“Nuk me ka rastisur. Nuk kam parë polic”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA