“Joni ndahet në Hagë”/ Çani e thotë në “Open”: Rama po i bën shantazh Turqisë…

20/10/2020 21:38

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi dinamikën e vizitës së ministrit grek Nikos Dedias në Shqipëri.

Në këtë takim u vendos që Shqipëria dhe Greqia, të zgjidhin problematikat mes tyre në gjykatën e Hagës. Këtë lëvizje analisti Arjan Çani e argumentoi si një presion nga kryeministri Rama në drejtim të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai tha se Rama dhe Erdogan kishin disa marrëveshje së bashku që lidheshin me investime, por që kanë mbetur pezull.

“Mos harrojmë që në këtë histori asgjë nuk bëhet para 25 prillit, kjo nuk është një marrëdhënie mes një çifti, janë tre faktor në lojë. Është Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Unë deri më tani nuk shikoj një shenjë që Rama është prishur me vëllain e tij Erdoganin. Rama këtu po luan në të njëjtën kohë me disa gurë. Me Turqinë po priste nga Erdogani të bënte aeroportin në Vlorë. Kjo është dhe një shkelje syri për Erdoganin, por edhe një presion ndaj tij. I bën dhe një shantazh vëllait të tij turk, duke i thënë a do të bëjmë ndonjë pazar, ndonjë biznes. Këtë e them sepse nga fjalët e Ramës Turqia do të bënte disa investime në Shqipëri. Kjo është një lojë, Greqisë i bën qejfin, ndërkohë dhe Erdoganit i bën shantazh. Deri më 25 prill është një lojë sepse  nuk do të ndodhë asgjë. Rama është më shumë biznesmen në këtë rast se sa kryeministër. Unë mendoj që Rama në të gjitha rastet nuk do të guxoj dot të bëj asgjë me Greqinë, edhe sikur të shkojë në Hagë, sepse duhet të shkosh me firmën e të dyja palëve. Rama nuk mund t’i ketë të dy miq, edhe Athinën edhe Ankaranë. Tani po luan me të dy, por në një moment të caktuar do të jetë interesante kë do të zgjedhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA