Gazetari citon në “Open” mediat greke: Të gjithë njëzëri thanë se klima është pozitive…

20/10/2020 21:51

Me anë të një lidhje direkte nga Athina, me studion e emisionit “Open” gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku tregoi se si mediat greke kanë pasqyruar takimin e sotëm të ministrit grek Nikos Dendias në Shqipëri.

Marku tha se të gjitha mediat njëzëri e cilësuan klimën e krijuar si pozitive dhe të ngrohtë.

Ndërkohë disa të tjera, e kanë shfrytëzuar këtë moment për t’i bërë thirrje Turqisë që të ulen për marrëveshje siç u bë me Shqipërinë dhe mos të flasin me gjuhën e armës.

 

“Prej orëve të para të mëngjesit lajmi i vizitës së zotit Dendias në Tiranë ka qenë lajmi kryesor. Mediat gradualisht kanë transmetuar deklaratat e dy udhëheqësve. Klima siç e përshkruajnë mediat theksohet që është pozitive dhe tepër e ngrohtë, madje kam veçuar katër titujsh gazetash dhe lajme, sepse ato do të hedhin dritë nga problematikat që kanë analistët. Një media  përshkruan fjalët e zotit Denidas,  gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, minoriteti. Momenti kur vjen kjo marrëveshje për të shkuar në Hagë. Në momentin e një konflikti të madh mes Greqisë dhe Turqisë vjen kjo marrëveshje. Nëse do të shkohet në Hagë, duhet të bëhen negociata për dy vite, duhet një marrëveshje kronizë dhe duhet të pranojnë tekstin e kësaj marrëveshje që të vijnë në parlament dhe të miratohet nga parlamenti. Televizioni Alfa thotë se nuk arritën të bien dakord Shqipëria dhe Greqia për delimitimin e detit, por pranuan që të shkojnë në Hagë, kjo është një nënkuptim, pra që ne po i  zgjidhim problemet me Shqipërinë, ejani dhe ju të bëjmë marrëveshje dhe mos të flasim me gjuhën e armëve”, tha gazetari Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA