“Ftesë në 5″/ Mbi 60 vjeç, por “zjarr” me palestër, merrni shembull nga doktoresha e njohur

20/10/2020 20:23

Rritja e imunitetit është fokusi kryesor i njerëzve këtë periudhë pandemie.

Mjekë dhe ekspertë të ndryshëm, sugjerojnë që atë ta përfitojmë nëpërmjet ushqimeve dhe Vitaminës D. Për këtë gjë u fol këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku e ftuar ishte doktoresha Vigjilenca Demiraj.

Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se përpos ushqimeve, rëndësi shumë të madhe në shtimin e imunitetit ka aktiviteti fizik.

Ajo tha se seancat mund t’i marrim online si edhe sugjeroi të ushtrojmë joga, gjë të cilën mjekja e njohur tha se e bën prej 16 vitesh.

 

 

 

Top Channel