Një fotograf kreativ nga India ka kapur një seri imazhesh impresionuese duke përdorur diellin e perënduar si sfond të përhershëm të panoramave.

Sulabh Lamba, 21 vjeç nga Rewari, ka bërë fotot e tij gjatë perëndimit të diellit në rajonin e Goliaka.

Fotografi që ka 20,000 ndjekës në faqen e tij në Instagram dhe e përshkruan veten si ‘artist visual’.

Në një nga pamjet duket sikur Sulabh mban diellin mbi krahë, ndërsa në një tjetër duket sikur e shtyn atë për ta “rrëzuar” nga lartësia.

Teksa komenton mbi punën e tij Sulabh thotë: “Një siluetë e përkryer duhet të përçojë ndjenjat pa ndihmën e shprehjeve të fytyrës.

Pamja ku një njeri i fortë duket sikur mezi arrin të shtyjë diellin, është nga të preferuarat e mia”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel