Në kundërshtim me ligjin,pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”.

Jonida Jonuzi e cila ankohet në Fiks Fare  shprehet  se drejtoresha e ZA Kuçovë ka pezulluar punësimet në kundërshtim me ligjin duke i lënë mësuesit ndihmës pa punë, por mbi të gjitha fëmijët me aftësi të kufizuar pa mësim.

Jonida shprehet  se nga portali i ‘Punësimit për mësues’ në emailin e saj i ka mbërritur një mesazh i cili konfirmon punësimin si mësuese ndihmëse. Ajo tregon se është paraqitur pranë zyrës arsimore, por drejtoresha i kërkonte një certifikatë për të cilën Jonida dhe gjithë konkurrentët e tjerë kishin vetëm vërtetimin . Certifikata i dilte pas dy ditësh, por ndërkohë drejtoresha ka pezulluar punësimin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar duke i lënë ata pa mësim dhe Jonidës i thonë të paraqitet vetëm kur ta njoftojnë me email .

Jonida kërkon ndihmën e Fiksit për këtë padrejtësi që po i bëhet. Nga telefonata që kryen  me juristin e DRAP Korçë, Jonida mëson se jo vetëm që certifikata të cilën ja kanë kërkuar në zyrën arsimore nuk është e nevojshme për punësimin, por vendimtar është portali nga i cili i ka ardhur përgjigjja konfirmuese. Gjithashtu juristi i thotë se DRAP  Korçë nuk është në dijeni që nxënësit nuk kanë mësues ndihmës. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Zyrën Arsimore Kuçovë e cila është në varësi të DRAP Korçë.Takojnë juristin e institucionit i cili pyet gazetaren a ka dijeni për mënyrën e punësimit nga portali dhe ndërkohë që pas pak minutash bisedë  jurist justifikohet se nuk e njeh mirë ligjin pasi vetëm dy muaj ka në këtë post pune.  Ai gjithashtu këmbëngul  se pezullimet janë bërë nga  DRAP  Korçë.

Për këtë arsye gazetarët i kërkojnë një dokument zyrtar që vërteton komunikimin mes tyre por juristi thotë që komunikimi ka qenë verbal ose me anë të whatsap dhe e ka drejtoresha. Juristi i zyrës arsimore po ashtu thotë se nxënësit me aftësi të kufizuar nuk kanë nevojë për mësuesin ndihmës. Në këto kushte gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kuçovë, e cila pohon se procesin e ka pezulluar ajo. E pyetur se në çfarë bazash ligjore , ajo shprehet se është e zënë në një takim në Konsullatën e Vlorës, por shton se mësuesja që ankohet nuk ka dalë e para në portal por e nënta. Pyetjes se kush nuk janë të punësuar  nga tetë të parët e portalit drejtoresha mbyll telefonin duke shmangur në këtë mënyrë përgjigjen.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA