Barcelona e nisi me fitore këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti hungarezët e Ferencvarosh me rezultatin 5-1, por humbën Gerard Pique për transfertën e ardhshme ndaj Juventusit, pasi mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq.

Lionel Messi hapi serinë e golave me ekzekutimin e saktë të një penalltie të cilën e fitoi vetë, ndërsa argjentinasi shënon kështu për të 16-in edicion radhazi të Ligës së Kampionëve, që prej sezonit 2005-2006.

Më pas ishte Ansu Fati që dyfishoi shifrat, ndërsa në fillim të pjesës së dytë talenti spanjoll asistoi për Coutinhon dhe braziliani çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 68′ Pique shkaktoi një penallti dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq, duke bërë që mbrojtësi tē humbë sfidën e javës së ardhshme ndaj Juventusit në Torino.

Kharatin ekzekutoi saktë penalltinë dhe shënoi golin e vetëm të Ferencvarosh, para se Pedri e Dembele të shënonin edhe dy herë të tjera për Barcelonën, që me këtë sukses ngjitet në krye të grupit.

Lazio u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Borussias së Dortmundit.

Ciro Immobile hapi serinë e golave për bardhekaltrit e Inzaghit, me këtë të fundit që kishte rikuperuar shumicën e futbollistëve të dëmtuar, ndërsa më pas ishte Hitz që shënoi autogol dhe dyfishoi avantazhin e italianëve.

Verdhezinjtë rihapën takimin me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 71-të, por më pas ishte Akpa-Akpro qē vulosi suksesin e Lazios, falē një asisti tē Immobiles. Vlen të theksohet se debutuan në Ligën e Kampionëve edhe Thomas Strakosha, qe ishte titullar si zakonisht, e Vedat Muriqi që u aktivizua në minutën e 67′.

Zhgënjen në ndeshjen e parë në grup edhe finalisti i edicionit të kaluar, Paris Saint Germain, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Manchester United, në njē ndeshje ku “princat” si Neymar e Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë.

Bruno Fernandez shënoi me penallti golin e avantazhit për “djajtë e kuq” në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë bënë sërish gjithçka djemtë e Solskjaer që barazuan me autogolin e Martial dhe morën avantazhin me anë të Marcus Rashford.

Në sfidat e tjera Chelsea nuk shkoi përtej një barazimi pa gola nē transfertën andaluziane ndaj Sevillas, Leipzig mposhti 2-0 turqit e Basaksehir dhe Rennes e Krasnodar ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA