Anija e agjencisë NASA pritet të sjellë në tokë një kampion asteroid

20/10/2020 20:57

Një anije hapësinore amerikane e agjencisë NASA do të prekë sipërfaqen e një asteroidi, prej nga do të sjellë një kampion në tokë, për herë të parë në këtë misioni historik që pritet të realizohet të martën.

Anija e quajtur “Osiris-REx”, pritet të ketë kontakt me asteroidin Bennu, pastiden e së martës, pak para orës 2, kur fillojnë manovrat për një lëshim të kujdesshëm.

Ngjarja pritet të zgjasë më shumë se katër orë.

Përmes një njoftimi, NASA tha se anija OSIRIS-REx ka madhësinë e një furgoni udhëtarësh dhe se i njëjti ka lëvizur afër asteroidit që nga viti 2018 ndërsa për momentin ndodhet më shumë se 321 milionë kilometra larg tokës.

Shkencëtarëve u intereson asteroidi Bennu sepse besojnë se përmban materiale nga sistemi i hershëm diellor dhe mund të ketë molekula që janë pararendëse të jetës dhe oqeanëve të tokës.

Asteroidi është i gjatë sa ndërtesa e Empire State dhe llogaritet si rrezik i mundshëm për token gjatë shekullit të ardhëm. Mundësitë janë 1 në 2 mijë e 700 që asteroidi të ndikojë mbi planetin tonë gjatë kalimit pranë tij.

Anija OSIRIS-REx do të lëvizë në afërsi të asteroidit deri vitin tjetër, kur fillon udhëtimin e kthimit në tokë. Kthimi i anijes bashkë me kampionin pritet të realizohet më 2023./VOA/

Top Channel