Të burgosurit në Korenë e Veriut kalojnë një kohë shumë të keqe në burg, të shoqëruar nga tortura dhe poshtërime.

“Human Rights Watch” pas disa intervistave që ka realizuar me dhjetëra ish të arrestuar e zyrtarë të Koresë së Veriut, thotë se të burgosurit janë përballur me kushte çnjerëzore në institucionet e paraburgimit që shpesh çojnë në tortura.

Sipas “Human Rights Watch”, e cila thotë se e bazon argumentimin e saj nga disa intervista të dhënë nga personat e arrestuar, ata në institucionet e paraburgimit janë dhunuar me shkopinj e shkelma.

Ish të arrestuarit kanë vijuar më tej rrëfimin për torturat ekstreme, duke thënë se detyroheshin të gjunjëzoheshin në dysheme dhe në atë pozicion të qëndronin për 16 orë të ditës. Dënimet varionin nga goditja me grushte, shkopinj ose rripa të lëkurës, deri në detyrim që të burgosurit të vraponin rreth e për rreth oborrit të burgut, për plot 1 mijë herë.

 

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe më pas i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre”, tha ish i arrestuari Park Ji Cheol.

Yoon Young Cheol, një tjetër ish i arrestuar, shtoi: “Atje, thjesht trajtohesh sikur vlen më pak se një kafshë dhe kjo është ajo që përfundon duke u bërë”.

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione. Kim Sun Young, një ish-tregtare që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut  tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi.

Një tjetër oficer policie e sulmoi atë seksualisht duke e prekur poshtë rrobave të saj ndërsa e merrte në pyetje, shtoi Kim, por tha se ajo kishte qenë “e pafuqishme për të rezistuar”.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel