Muslimani që refuzoi të shtrëngonte dorën e punonjëses së emigracionit humbet të drejtën e qytetarisë në Gjermani

19/10/2020 17:37

Një gjykatë në Gjermani ka vendosur se një doktor musliman që refuzoi të shtrëngonte dorën e zyrtares së emigracionit që po i jepte çerfitikatën e qytetarisë, nuk mund ta marrë më atë.

Libanezi 39-vjeçar që ishte duke u bërë qytetar gjerman pasi kishte jetuar aty për 13 vjet, kreu studimet mjekësore dhe kaloi testin e qytetarisë me nota maksimale.

Por ai dështoi në pengesën e fundit teksa për arsye fetare refuzoi të shtrëngonte dorën e zyrtares femër në ceremoninë e vitit 2015, dhe kjo bëri që autoritetet t’i mohojnë qytetarinë.

Tashmë edhe pesë vjet më vonë gjykata mbështet vendimin e tyre, duke argumentuar se pikapamjet ‘fondamentaliste’ nuk përputhen me integrimin në shoqërinë gjermane.

Burri kishte ardhur në Gjermani në 2002 dhe ka jetuar aty prej atëhere, është martuar me një grua siriane 10 vjet më parë të cilës sipas raportimeve i ka premtuar se nuk do të kërkojë asnjëherë dorën e një gruaje tjetër.

Ai kishte nisur procedurat e qytetarisë në 2012 në të cilat mes të tjerave është zotuar të mbrojë kushtetutën gjermane dhe të refuzojë ekstremizmit.

Por gjykata në Mannheim tha se incidenti i shtrëngimit të dorës nuk përputhet me garancinë kushtetuese të barazisë mes burrave e grave.
“Nëse aplikuesi refuzon të shtrëngojë duart për arsye specifike gjinore që nuk përshtaten me kushtetutën, ai nuk mund të ketë integrim në kushtet e jetesës në Gjermani”, thanë ata.

Refuzimi i shtrëngimit të duarve me femrat kryesisht në degëzimin salafist musliman vjen prej besimit se kjo mund të shkaktojë ‘kërcënimin e tundimit seksual’, thuhej në gjykatë.

Që prej vitit 2018, burri thotë se ka ndaluar çdo shtrëngim duarsh, por gjykata e refuzoi këtë si një manovër taktike për të përmirësuar shanset e marrjes së qytetarisë.

Burri ka apeluar në një gjykatë federale.

FOTO GALERI
2/3
Gjykata mbështet vendimin e refuzimit, duke argumentuar se pikepamjet 'fondamentaliste' nuk përputhen me integrimin në shoqërinë gjermane

Top Channel