Jurgen Klopp ka refuzuar të caktojë kohën rreth rikthimit nga lëndimi të mbrojtësit kryesor Virgil van Dijk, por pret nga kampionët e Premier Ligës që ta bëjnë më të mirën e mundshme pa të.

“The Reds” konfirmuan të dielën që mbrojtësi nga Holanda ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë në të gjithë edicionin 2020/21. Van Dijk ishte pjesë e një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri i Evertonit, dhe e la fushën në minutën 11 duke çaluar.

29-vjeçari ka premtuar se do të kthehet më i mirë dhe më i fortë pas operimit, por ka konfirmuar se do të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë.

“Ai tani do jetë jashtë fushave për ca kohë, ajo është e qartë,” tha Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Ne nuk duam ta caktojmë një periudhë, për të qenë real të gjithë lojtarët janë ndryshe. Virgil është Virgil dhe ne nuk duam ta caktojmë periudhën se për sa do rikthehet. Por sigurisht, ai do të jetë jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë dhe kjo është situata në të cilën gjendemi tani. E pritja këtë lajm pas ndeshjes, veçanërisht pasi e kam parë rastin për herë të dytë. E pashë herën e parë kur ishim në fushë, por kur e shikova me vëmendje për herë të dytë përmes monitorit atëherë e dija se çfarë ka ndodhur”, shtoi strategu gjerman.

“Duhet të mësohemi tashmë me këtë lajm të keq, dhe duhet të mundohemi që ta bëjmë më të mirën pa të, për të sepse ashtu duhet ta përkrahim, ai e meriton mbështetjen e tillë,” përfundoi Klopp.

Ndryshe, lista e të lënduarve te Liverpooli vazhdon të rritet, ku Van Dijk i bashkohet yllit Alisson Becker. Të dy këta të fundit janë ndër shtyllat kryesore të ekipit dhe për Liverpoolin tashmë janë shtuar dukshëm problemet.

Top Channel