“Ftesë në 5”/ Nga beteja me kancerin e gjirit tek propozimi për martesë, historia e “ëmbël” e çiftit Redon dhe Rezarta

19/10/2020 17:50

Çifti simpatik i fotografëve Rezarta dhe Redoni, këtë të pasdite ishin të ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon.

Ata, ishin aty për të rrëfyer emocionet e propozimit për martesë që Redoni i ka bërë pak ditë më parë Rezartës në Kapadokia të Turqisë. Por edhe për të rrëfyer, betejën e fituar të Rezartës me kancerin e gjirit.

Ky rrëfim vjen në një muaj sensibilizues siç është tetori. Çifti tha se trajtimin e sëmundjes e ka bërë në Francë, ndërsa shtuan se tanimë janë në pritje të martesës. Ndërsa pranë tyre në studio u ftuan çifti i parukerëve Xhimi dhe Klodi, të cilët i janë gjendur pranë në momentet e tyre më të vështira.

Top Channel