​Lampard shpreson që Chelsea të ketë mësuar nga gabimet në Ligën e Kampionëve

19/10/2020 19:13

Frank Lampard shpreson që lojtarët e Chelseat kanë mësuar nga gabimet e tyre edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Me rikthimin në Ligën e Kampionëve 2019/20, ‘blutë’ përfunduan në pozitën e dytë në tabelë në kuadër të grupeve ku të parët ishin Valencia, vetëm për të humbur pastaj kundër kampionëve në fuqi, Bayern me rezultat të përgjithshëm 7:2.

Këtë edicion në Premierë Ligë, Chelsea ka arritur të fitojë dy nga pesë ndeshje të deritanishme dhe po ashtu është eliminuar nga kupa EFL në Angli, dhe tani pritet të testohet nga kampionët aktual të Evropa Ligës, Sevilla nesër në mbrëmje.

“Është një platformë e mrekullueshme për të mësuar, pasi je duke luajtur kundër skuadrave më të forta në Evropë. Ne luajtëm kundër më të mirëve, Bayern Munihut dhe ata treguan që kanë kualitet shumë të lartë,” tha Lampard.

“Ne kishim një skuadër shumë të re sezonin e kaluar, duke punuar shumë për tu përmirësuar, dhe humbja ndaj Bayern ishte një pikënisje për lojtarët që ta vërejnë nivelin në të cilin duhet luajtur. Shpresoj që lojtarët kanë mësuar nga gabimet e tyre që nga ajo periudhë. Liga e Kampionëve kërkon fokus të madh dhe disiplinë të mirë në ndeshje duke marrë parasysh ekipet që luajnë në këtë garë. Shpresoj që ekipi im t’i ketë këto gjëra nesër ndaj Sevillas,” shtoi ai.

Chelsea ka fituar vetëm një ndeshje nga nëntë sa ka luajtur ndaj ekipeve spanjolle, ndërsa Sevilla ka fituar tri takimet e fundit me ekipet nga Anglia, dy me Manchester United dhe një fitore ndaj Wolves.

Top Channel