N’Golo Kante nuk planifikon largimin nga klubi i tij Chelsea, raporton Le 10 Sport.

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë pjesë e spekulimeve të shumta ku është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi ose Interi, por 29-vjeçari është i lumtur të qëndrojë në “Stamford Bridge” përderisa është në planet e teknikut Frank Lampard.

Pavarësisht interesimit të madh, Kante nuk e ka hapur kurrë mundësinë e një transferimi të mundshëm larg Chelseat, pavarësisht se shumë trajnerë kanë provuar ta bindin në një transfer të mundshëm, përfshirë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.

Këtë edicion, ai është paraqitur në pesë ndeshje në Premier Ligë, duke qenë ndër lojtarët kyç për Chelsean.

Top Channel