Tema e diskutimit të sotëm në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ishte “a duhet lënë vetëm gjyshërit?”.

Rreth kësaj teme, balerini Graciano Tagani tha se ai kurrë nuk do të lejonte që prindërit e tij të strehoheshin në atë institucion dhe në atë moment pyet Lulzim Jasharin, se si do të vepronte ai.

Lulzimi nuk e priti mirë pyetjen e bërë dhe iu drejtua balerinit me fjalët “Mos më fol ashtu mua”.

 

Graciano Tagani: Ti do e dërgoje prindërit tënd në azil.

Lulzim Jashari: Jo, nuk do e dërgoja. Mos më fol ashtu mua, këtu në “Trotuar” je.

Graciano Tagani: Ku e pe problemin ti që të fola keq.

Lulzim Jashari: Fola keq mos u drejto tek mua. Merru me këto të tjerët.

Graciano Jashari: Unë të drejtohem këtu sepse ti je më intelektuali, më i formuari këtu, njeriu më me karrier prandaj e kam nderin të drejtohem ashtu. Dhe do të drejtohem sa herë të dua.

Lulzim Jashari: Nuk kam qejf të acarohem, por të acarohem unë…

Top Channel