Miqësia me Kinë në pikun e marrëdhënieve mes dy vendeve vjen përmes pamjeve të vitit 1964 te digjitalizuara nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit e qe shfaqen për here te pare.
Ne Exclusive sot ne orën 20:15 i hidhet një vështrim ecurisë se marrëdhënieve Shqipëri-Kine deri ne ditët e sotme.
Gjon Borici: Shqipëria ishte një vend që jetonte me ndihmat dhe kreditë nga të gjitha vendet e kampit socialist. Vetëm nga Kina nga ‘54-’60 janë gati 336 mln rubla. Nga ky vit deri në ‘75 që është dhe kredia e fundit në 6 mld juanë kinezë
Bardhylka Kospiri: Ishte viti 1974 kur ne një grup studentësh na u tha që mund të shkonim për studime në Kinë. Lajmet që përcilleshin ishin të tilla që po mbështeste në disa fusha në ekonomi, por pa ditur jetën e brendshme të Kinës.
Paskal: Qeveria kineze i dha një ndihmë të madhe Shqipërisë gjatë viteve ’60 dhe thuajse ’70….. pavarësisht se mund të ketë patur ulje dhe ngritje, tendenca ishte shumë pozitive deri në shkurt të vitit ’72, kur Kinën e viziton presidenti i SHBA, Ricard Nikson.
Iljaz Spahiu: Në këtë studio unë kam filluar punën fill pas ‘78 kur kam përfunduar studimet në Kinë. Në shtator ‘78 në radion e jashtme të Radio Tiranës u hap një seksion në gjuhën kineze, e cila bënte propagandë kundër Kinës.
Të dielën në 20.15 në Exclusive
Katër stinët shqiptaro-kineze
Top Channel