Ndahet nga jeta ne moshën 75 vjeçare Vildan Tufi.

Ish-atleti i njohur shqiptar, më pas edhe trajner atletike, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Tufi, i cili si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare ndërsa kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Top Channel