Alfred Cako “thur” elozhe për presidentin Meta: Nuk më habit, bektashinjtë janë gjithmonë rebelë

18/10/2020 19:19

Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katoror”, në “E Diell”.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh kundra përdorimit të maskës dhe për këtë falenderoi bashkëshortët Meta.

Cako tregoi se Monika dhe Iliri, janë të vetmit që i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska, e kjo gjë sipas Cakos do të përkthehet me vota. Ndërsa për presidentin Meta, Cako tha se nuk e habit sjellja e tij pasi bektashinjtë janë gjithmonë rebelë.

 

“Monika është e vetmja politikane dhe Ilir Meta, që i kanë bërë thirrje zyrtare që mos mbani maskë. Kjo do të përkthehet me vota. Ndërsa për Ilirin, bektashinjtë janë gjithmonë rebelë dhe nuk më habit”, tha Cako.

 

Top Channel