Ndryshe nga ajo çfarë tha në Prishtinë me 15 tetor se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ia pamundëson kompetencat ekzekutive asociacionit, në Beograd emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak shprehi të kundërtën.
Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Lajçak duke folur në gjuhën serbe tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe ajo duhet të ndryshohet.
“Asnjë prej bashkëbiseduesve në Prishtinë nuk më tha se nuk do të përmbushte detyrimet. Në fakt, në të gjitha takimet u bë e qartë, se ajo që është pranuar dhe premtuar duhet të zbatohet, përfshirë asociacionin e komunave serbe. Sa i përket Kushtetutës, është logjike që ajo duhet të ndryshojë. Askush të mos më thotë se është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla”- tha Lajçak.
Për këtë ka reaguar Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani që tha se nuk i është dhënë përkrahja për formimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. Madje, Osmani thotë se nuk ka shumicë në Kuvend për ndryshime kushtetuese. Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut deklarimet e Lajcak i ka parë si nxitëse të luftës në Kosovë.
“Në fillim heshtur tha se duhet të merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq. Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Mirosllav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptas po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një “Republika Srpska” në Kosovë.
Top Channel