Koronavirusi/ Anglezët nxirren nga baret dhe protestojnë të pirë kundër rregullit të mbylljes në 22.00 (Fotot)

17/10/2020 17:09

Policia mbrëmë në qendrat kryesore të Anglisë u përball me klientët e pirë të bareve e pub-eve që u nxorrën jashtë në 10 të darkës, sipas kufizimeve të reja në zonat “e rrezikut” të koronavirusit.

Turmat që dolën nga baret “të pangopur” me pije, u mblodhjën në qendër të Londrës, në Soho në një demonstratë spontane anti-kufizime, ku kreu i tyre, laburisti Piers Corbyn si shpeshherë mori fjalën: “Jemi këtu për të pirë në shkjelje të shtetrrethimit”.

Oficerë policie shihej që merrnin nejrëz të prangosur menjëherë pas kalimit të orarit pasi kryeqyteti është përkufizuar si “zonë 2” e rrezikut të rasteve te infektimit.

Skena të ngjashme u panë dhe në Manchester e Liverpool.

Londinezët u zgjuan sot me më shumë kufizime në aktivitetet e jetës së përditshme, siç janë ndalimi i takimeve të afërta të njerëzve nga shtëpi të ndryshme.

Kryeminsitri Boris Johnson falenderoi dje kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan për pranimin e rritjes së nivelit të alarmit dhe nxiti kryebashkiakun e Manchester Andy Burnham që gjithashtu të bashkëpunojë.

Johnson tha: “Çdo ditë që kalon para marrjes së masave, më shumë njerëz do të shkojnë në spital, më shumë nejrëz do të shkojnë në kujdes intensiv dhe tragjikisht më shumë njerëz do të vdesin”.

FOTO GALERI
6/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA