Dy këngë historike 100 vjeçare “Besa-Besë” dhe “Shqiptarët po luftojnë” janë risjellë të kombinuara së bashku si një kontribut për regjistrimin dhe dokumentimin e trashëgimisë gojore të polifonisë së Jugut nga një ekipi prej 17 artistësh të polifonisë, valles dhe aktrimit në Gjirokastër.

Regjistrimi ,një memorie historike në 100 vjetorin e luftës së Vlorës sjell të rikënduara sipas polifonisë së Gjirokastrës dhe asaj të Labërisë këngët që u krijuan nga luftëtarët pikërisht në frontin e luftës edhe gjatë rrugës për në front.
Regjisori Ilir Lluri tregon se përveçse një rrugëtim historik tek e shkuara dhe krenaria kombëtare iniciativa synoi shpëtimin, ruajtjen dhe arkivimin e këtyre këngëve të rralla së bashku me elementë të mjedisit ku ishin vendosur ngjarjet, arkitekturën dhe kostumografinë.
“Kënga “Shqipëtarët po luftojnë” është zbuluar të jetë sjellë si valle e kënduar për herë të parë në kalanë e qytetit më 4 shtator 1920 menjëherë pasi çetat e Jugut, Gjirokastrës e Tepelenës u kthyen nga fronti. Materiali filmik e evidentoi edhe këtë aspekt të një ngjarjeje që 100 vite më parë u përcoll me emocion dhe u regjistrua nga kronikanët e luftës në shtypin e kohës”, tha Ilir Lluri.
“Realizimi gjithashtu hedh dritë mbi figura të tilla pak të njohura si Kapo Topulli e Hasan Xhiku çetat e të cilëve nën një besë me çetat e luftëtarëve të Tepelenës shkuan për të mbrojtur Vlorën që në atë kohë ishte zemra e Shqipërisë”, tha Edi Pesha, drejtues i grupit të valleve.
Top Channel