U eliminua nga “Hell’s Kitchen”, flet konkurrentja: Heqja e përparëses ishte vulgare, një formë dhune

16/10/2020 14:28

“Hell’s Kitchen”, ose ndryshe “Kuzhina e Ferrit”, është një reality-show që transmetohet në ekranin e Top Channel çdo të premte, duke filluar nga ora 21:00.

Nën shqyrtimin e sertë të shefit Renato Mekolli, konkurrentët e kanë jo pak të vështirë punimin në “kuzhinën e Ferrit”. E para që u eliminua nga konkurrimi ishte Hido, e cila këtë të premte ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ajo tha se përplasjet me shefin ishin paksa vulgare, duke shtuar se e gjitha ishte e tmerrshme. Hido tregoi se nuk e mendonte se do të ishte e eliminuara e parë e emisionit, pasi kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë shtoi se nëse koha do të kthehej pas, do të bënte disa gjëra ndryshe.

“Që në pjesën e parë që më hoqi përparësen ishte vulgare. Ishte e tmerrshme me pak fjalë. Ishte si një farë dhune të thuash. Më kanë thënë sa ndryshe dukeshe në ekran, e kam në pjesën e pamjes se si dukemi, jo, në sjellje kam qenë vetvetja në çdo moment. Kur i shohim nga shtëpia me vëmendje dhe gjejmë gabime. Prindërve ia kisha bërë të qartë dhe thjesht më thoshin që mos u mërzit, kështu ndodhi. Unë nuk jam person që shprehem apo prekem, të qaj para dikujt ishte hera e parë”, tha Hido.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA