‘Trafik i rënduar’ në Afrikën e Jugut/ Video spektakolare e 4 luanëve që bllokojnë rrugën e makinave në rezervat

16/10/2020 19:54

Një grup prej katër luanësh të rritur meshkuj janë parë së fundmi duke bërë një shëtitje të relaksuar në rrugën e asfaltuar pranë rezervatit të tyre në Afrikën e Jugut, duke bërë që dhe makinat të avancojnë vetëm me shpejtësinë e ecjes së tyre.

‘Parakalimi i forcës’ i 4 luanëve krijon radhë të gjatë të automjeteve, teksa ecin të sinkronizuar e të patrazuar nga prania e njerëzve në makina.

Pamjet janë marrë në parkun kombëtar Kruger i njohur për rezervatet dhe udhëtimet turistike ‘safari’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel