Ndjesia e mirë që u la pas takimit të Arjonit dhe Teas, u duk se do të vijonte me një takim të radhës, por jo. Në mënyrë surprizë Tea vendosi që në takim të ftojë Gracianon.

E pyetur nga moderatorja Bora Zemani, se përse kjo zgjedhje dhe a është hera e parë që del në një takim me një biseksual, Tea u përgjigj se e kishe planifikuar një takim me Gracianon.

Ndërsa pyetjes së dytë, Tea iu përgjigj duke thënë se ndoshta ka dalë në takim me një djalë biseksual, por ajo nuk ka pasur dijeni për këtë gjë. Kujtojmë që Graciano, para disa puntatash rrëfeu në takimin me Anën orientimin e kundërt seksual. Ai zbuloi asokohe se kjo gjë ka ndodhur para disa vitesh në një vend evropian, ndërsa shtoi se familja dhe shoqëria e ka mbështetur plotësisht këtë zgjedhje të tij.

Tea: Do të doja të dilja me Gracianon. E kisha planifikuar një takim me të. (Bora Zemani: A ke dalë në të kaluarën me një biseksual) Nuk e di, ndoshta kam dalë por s’e kam ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA