“Sa i rëndësishëm është seksi për ty në një marrëdhënie?/ Pyetja që vendosi në siklet Tean…

16/10/2020 19:34

Java u mbyll në “Për’Puthen” me takimin mes Teas dhe Arjonit. Takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua dhe nga dyshja.

Biseda e tyre në takim mori një rrjedhë më intime. Arjoni e pyeti Tean, se sa i rëndësishëm është seksi për të në një marrëdhënie. Ndërsa Tea u përgjigj me një “mjaftueshëm”.

Ndërkohë ky episod u diskutua nga opinionisti Arjan Konomi. Ai e cilësoi si të pavend një pyetje të tillë, e për këtë dëshiroi të dëgjonte një mendim nga Tea.

Bukuroshja bionde e pranoi se u ndie në siklet nga pyetja, por shtoi se nëse për persona të caktuar kjo temë është e rëndësishme ajo nuk e shikon si një problem.

Arjoni: Kur Tea u ndie rehat me këtë pyetje unë nuk e kam problem.

Tea: Për mua ishte pyetje e sikletshme, por ka njerëz që i duket kjo gjë një temë e rëndësishme dhe nuk e kam problem.

Top Channel