Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm
Kremlini njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur “shqetësim serioz” për prezencën e militantëve nga Lindja e Mesme në zonën e konfliktit mes Armenisë e Azerbaixhanit.
Telefonata mes Putin e Erdogan raportohet se u bë në iniciativën e palës turke dhe subjekti kryesor i bisedës ishte konflikti në Nagorno-Karabak.
“Ne shpresojmë që Turqia si anëtare e Grupit të Minskut të OSCE, do të japë një kontribut kostruktiv në ulen e tensioneve të konfliktit,” thuhej në deklaratën e Kremlinit.
Presidenti rus i tha Erdogan se ishte “shumë i shqetësuar për prezencën e militantëve nga rajoni i Lindjes së Mesme në operacionet ushtarake atje”.
Të tjera tema të bisedës përfshinin Libinë, Sirinë dhe luftën kundër pandemisë së COVID-19.
“Ka një interes të përbashkët në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, siç është bashkëpunimi në krijimin dhe prodhimin e vaksinës”, tha shërbimi i shtypit i Kremlinit.
Ndërkohë Armenia pretendon se Turqia po ndihmon ushtarakisht Azerbaixhanin në konflikt, duke dërguar specialistë ushtarakë, pajisje dhe avionë gjuajtës F-16 në Azerbaixhan. Baku dhe Ankara i mohojnë pretendimet.
Top Channel