Pas lajmeve për drogë, plagosje e fejesë/ Reagojnë Tea dhe Shqipja: Andi e sqaroi…

16/10/2020 19:03

Shqipja dhe Tea, janë dy nga vajzat që kanë dalë më së shumti në takim me Andin. Të dyja e kanë shprehur hapur pëlqimin për djalin, ndërsa Andi ka thënë se pëlqimi i tij në këto momente është i barabartë për të dyja.

Puntatën e sotme u diskutua shumë për Andin, për të cilin mediat kishin aluduar se ka qenë i fejuar dhe ka pasur një të shkuar të errët, mes drogës dhe plagosjeve.

Andi sqaroi në studio se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar dhe i fejuar. Shtoi se në të kaluarën ka pasur marrëdhënie dashurore me një vajzë, e cila sipas tij përfundoi brenda pak muajve. Ndërkohë në lidhje me këto zëra, moderatorja Bona Zemani pyeti Tean dhe Shqipen si dy nga vajzat që kanë shprehur pëlqimin për 24-vjeçarin.

Vajzat thanë se i besojnë deklaratave të Andit dhe shtuan se edhe nëse ai ka pasur një të shkuar të errët, ato nuk do ta paragjykonin pasi e gjitha do i përkiste së shkuarës.

Tea: E shkuara e errët nuk e besoj, sepse Andi e sqaroi. Edhe nëse ka bërë gabime, për sa kohë që pendohemi një person mund të vijojë jetën i qetë. Ndërsa pjesën e lidhjes kam menduar që është një ish- e dashur.

Shqipja: Nuk shohim veten tonë, gishtin ia drejtomë diku tjetër. Unë nuk i besoj, por edhe nëse është e vërtete e gjitha është e shkuar.

Top Channel