Kosovë/ 104 të infektuar dhe dy viktima me koronavirus brenda 24 orëve
16/10/2020 15:11
Kosovës ka regjistruar të premten 104 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 889 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 42 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,393.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,606 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 652 pacientë kanë vdekur.
Top Channel