25/11 22:09
Një gjyshe në SHBA është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Kjo për faktin, pasi ajo në vend që të shpëtonte nipin e vogël që po rrëzohej reagoi me shpejtësi për të marrë gotën me shampanjë që të mos derdhej.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar duke thënë se si është e mundur që një gjyshe mendon për gotën e shampanjës, e jo për vogëlushin. Pamjet e këtij moment janë bërë virale në rrjetet sociale.
Megjithatë disa përdorues i janë vendosur në mbrojtje gjyshes duke thënë se nëse gota thyhej, fëmija mund të lëndohej shumë më tepër.
Top Channel